Spanjë/ Mbi 380 mijë hektarë të djegur pranë Madridit dhe Zaragozës nga zjarret

Publikuar me datë:

Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu rreth 100 kilometra në veri të Madridit është përhapur me shpejtësi, duke djegur mbi 120 mijë hektarë tokë dhe duke detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftuan autoritetet spanjolle.

Flakët po përhapen në rajonin e Guadalajarës, kryesisht në parkun natyror Sierra Norte, ndërsa presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page, e ka cilësuar situatën si “shumë të vështirë”. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencës (UME), të mbështetur nga 25 avionë zjarrfikës, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Një nga vatrat më problematike është ajo në La Mierla (Guadalajara), ku zjarri ka përfshirë rreth 5,400 hektarë dhe ka detyruar evakuimin e rreth 600 banorëve nga 12 lokalitete.

Zjarri ka shpërthyer në një zonë pyjore dhe malore me rëndësi të veçantë ekologjike, e cila është habitat i disa specieve të rrezikuara, përfshirë shqiponjat, ujqërit dhe lloje të rralla fluturash.

Ndërkohë, Spanja po përballet edhe me një tjetër zjarr të madh pranë Zaragozës, në verilindje të vendit, i cili autoritetet e konsiderojnë ende “larg stabilizimit”. Sipas vlerësimit më të fundit të bërë publik nga Roberto Bermúdez de Castro, përgjegjës për sigurinë në qeverinë rajonale të Aragonës, ky zjarr ka djegur pothuajse 160 mijë hektarë.

Edhe në këtë rast, deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa autoritetet vijojnë betejën me flakët në të dy rajonet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...