Spahia kundër kufizimit të fjalës së mjekëve: “Rikthim i censurës, dryni i partisë mbi gojën e bluzave të bardha”

Publikuar me datë:

Bardh Spahia ka reaguar me tone të forta ndaj rregullave për komunikimin publik të mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar si “rikthim të censurës” dhe duke e krahasuar me metodat e diktaturës.

Në reagimin e tij, Spahia thotë se kushtëzimi i deklaratave publike të bluzave të bardha me miratime institucionale është një përpjekje për të kufizuar të vërtetën mbi problemet në sistemin shëndetësor.

Ai u bën thirrje mjekëve dhe infermierëve të mos heshtin dhe të mos pranojnë, sipas tij, “nënshtrimin” ndaj strukturave drejtuese. Spahia e lidh gjithashtu këtë çështje me Betimin e Hipokratit dhe përgjegjësinë e mjekëve ndaj pacientëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri në Borizanë, digjet sipërfaqja me pemtari

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë fshatit Borizanë në zonën e Krujës, duke përfshirë sipërfaqe me pemëtari. Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për të izoluar dhe shuar flakët, me synim të ndalojnë përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Nuk janë bërë ende të ditura arsyet që çuan […]

Elbasani drejt bashkimit me Cërrikun dhe Belshin, Këshilli Bashkiak jep dritën jeshile

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka dhënë sot miratimin për...

Itali/ Foshnja e porsalindur humb jetën pas lindjes, 22 punonjës shëndetësorë nën hetim

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pas ardhjes në jetë në Itali, ndërsa Prokuroria e Perugia-s ka nisur hetimet ndaj 22 punonjësve shëndetësorë të spitaleve të Foligno-s dhe Perugia-s. Foshnja, i quajtur Pietro nga prindërit, lindi më 16 shtator në spitalin e Foligno-s, pas një lindjeje që, sipas të dhënave paraprake, […]