Një aksident automobilistik ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Jonufrit, në Vlorë.
Ngjarja përfshiu dy automjete që u përplasën frontal: një “Volkswagen Golf” që udhëtonte nga Orikumi drejt Vlorës dhe një “Benz” që po vinte në drejtim të kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.
Si rezultat i këtij përplasjeje, një pasagjere dhe drejtuesi i njërës prej makinave pësuan lëndime dhe u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

