Sot 29 vite nga vdekja e Princeshës Diana, mesazhi prekës i vëllait të saj: 31 gusht, dita ime më pak e preferuar!

Publikuar me datë:

Charles Spencer, vëllai i Princeshës Diana, ka ndarë një mesazh prekës në 29-vjetorin e vdekjes së saj. Në Instagram, ai publikoi një foto të flamurit që valëvitej në gjysmështizë mbi Althorp House, shtëpia ku Diana u rrit.

“31 gusht. Dita ime më pak e preferuar”, shkroi Spencer, duke kujtuar motrën e tij, e cila humbi jetën në moshën 36-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Paris, në vitin 1997.

Në prag të përvjetorit, Spencer njoftoi edhe librin e tij të ri, “Swan Song: Diana, Motra Ime”, që pritet të publikohet më 22 shtator. Ai tha se libri synon të tregojë historinë e Dianës nga këndvështrimi i vëllait të saj dhe të sjellë një portret të saj si një grua plot dashuri, karizëm dhe forcë.

Spencer ka folur ndër vite për marrëdhënien me motrën dhe për fjalimin e famshëm që mbajti në funeralin e saj në vitin 1997. Në atë fjalim, ai u zotua të mbronte dy djemtë e Dianës, Princin William dhe Princin Harry, duke premtuar se familja do të bënte gjithçka për t’i ndihmuar të jetonin jetën e tyre larg presioneve që kishin rënduar mbi nënën e tyre.

29 vjet pas vdekjes së saj, kujtimi i Princeshës Diana vazhdon të mbetet i gjallë, ndërsa familja e saj e përkujton çdo vit në 31 gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related