Skënder Hita pret delegacionin e Guardia di Finanza-s, në fokus operacionet ajrore kundër kultivimit të drogës

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pritur sot një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s, të kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto.

Gjatë takimit, Hita vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke theksuar se partneriteti me Guardia di Finanza-n ka kaluar përtej marrëdhënieve formale institucionale dhe është shndërruar në një model besimi dhe bashkëpunimi të konsoliduar.

Ne njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se ky bashkëpunim ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, veçanërisht përmes shkëmbimit të informacionit dhe monitorimit ajror.

Nga ana e tij, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto rikonfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe intensifikimin e operacioneve të monitorimit nga ajri.

Në takim morën pjesë edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërsa palët vlerësuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...