SKEMA/ “I fotografonin në hotel”- Adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi ndaj disa meshkujve

Publikuar me datë:

Rasti i dhunës në grup të 17 vjeçares në Fier ka nxjerrë në dritë detaje më tronditëse.

Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat që dhunuan të miturën. Për njërën 15 vjeçare është caktuar masa e mjekimit të detyruar pasi dyshohet se vuan nga probleme mendore, për 19 vjeçaren u caktua “arrest me burg” ndërsa për 15 vjeçaren tjetër, “arrest shtëpie”.

Tre vajzat po hetohen edhe për vepra të tjera penale. Të dhënat e siguruara deri më tani nga policia, tregojnë se adoleshentet kishin krijuar një skemë shantazhi me anë të të cilës fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin duke u lënë takim në hotel dhe më pas aty shfaqej dikush që i fotografonte.

Pre e këtij rrjeti shantazhi kishte rënë edhe një punonjës policie, baba i 2 fëmijëve i cili ishte kontaktuar nga 15 vjeçarja për ngjarjen e ndodhur. Në bisedë ajo kishte tentuar të joshte policin duke i lënë takim në hotel, por efektivi e kishte takuar vetëm në kafe.

Por bisedat e zhvilluara mes tyre kishin mjaftuar që efektivi të intimidohej e shantazhohej që çështja e tyre për rrahjen e të miturës të mbyllej ose ndryshe bisedat do të publikoheshin online. Për këtë rast, polici u përjashtua nga policia, ndërsa vijojnë verifikimet e AMP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vetëm dy sportele nga pala greke, radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës

Këtë të shtunë, në doganën e Qafë Botës është...

IGJEUM ngre alarmin: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka ngritur alarmi për rrezikun...