Skandali Xhaka/ Taulant Xhaka mbron Granitin pas kritikave: “Mos harroni gjithçka që ka dhënë”

Publikuar me datë:

Ndërsa Granit Xhaka është përballur së fundmi me kritika për performancat e tij me ekipin kombëtar të Zvicrës, familja ka dalë në mbështetje të tij.

Taulant Xhaka, vëllai i Granitit, ka zgjedhur rrjetet sociale për të reaguar publikisht, duke vënë theksin te rruga e gjatë dhe kontributi i vëllait të tij me fanellën zvicerane.

“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë. Ne të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është t’i pranojmë, të mësojmë prej tyre dhe të vazhdojmë përpara”.

Aktualisht, Granit Xhaka është përjashtuar përkohësisht nga grumbullimi i Zvicrës, ndërsa pritet një sqarim i plotë i çështjes së një certifikate të dyshuar të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hormuz/ Anija e mallrave goditet nga një predhë, raportohet për viktima

Një anije mallrash u përfshi nga flakët pasi u godit nga një predhë e paidentifikuar në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Sipas një paralajmërimi të lëshuar nga UKMTO, oficeri i sigurisë së kompanisë së anijes informoi për ngjarjen, duke bërë të ditur se të gjithë […]

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen disa koshere bletësh, flakët u afrohen banesave

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të...