Hormuz/ Anija e mallrave goditet nga një predhë, raportohet për viktima

Publikuar me datë:

Një anije mallrash u përfshi nga flakët pasi u godit nga një predhë e paidentifikuar në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas një paralajmërimi të lëshuar nga UKMTO, oficeri i sigurisë së kompanisë së anijes informoi për ngjarjen, duke bërë të ditur se të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar ndërsa janë raportuar dy viktima.

Autoritetet kanë nisur hetimet për incidentin, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar ndonjë dëm mjedisor, bëri të ditur agjencia.

UKMTO u kërkoi të gjitha anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit të jenë të kujdesshme dhe të raportojnë çdo aktivitet të pazakontë apo të dyshimtë pranë agjencisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related