Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik

Publikuar me datë:

Pamje skandaloze nga Tirana shfaqen në zonën e Astirit, ku shihen të hedhura në trotuar mbetje kafshësh, lëkura dhe kocka.

Mbetjet organike duken të shpërndara në një hapësirë publike, pranë ambienteve të frekuentuara nga qytetarë dhe automjete.

Ky skandal vjen vetëm pak ditë pas miratimit të IBAR-it, dokumenti që i hap rrugë Shqipërisë drejt integrimit europian.

Por pamje të tilla e vënë në pikëpyetje seriozitetin e qeverisë për të përmbushur standardet e BE-së në menaxhimin e mbetjeve dhe higjienën urbane.

Komisioni Europian ka theksuar se kapitulli 27 për mjedisin dhe klimën është një nga kushtet më të ndjeshme të negociatave, ndërsa raste si ky ekspozojnë mungesën e kapacitetit për të garantuar standarde minimale.

Në një kohë kur Tirana duhet të demonstrojë se është gati për të qenë pjesë e familjes europiane, pamjet e Astirit tregojnë një realitet të hidhur: qytetarët jetojnë mes plehrave, ndërsa institucionet heshtin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]