Skandal në Spitalin e Shkodrës, ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale

Publikuar me datë:

Një situatë alarmante dhe tejet shqetësuese është regjistruar sot në spitalin rajonal të Shkodrës, ku asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk është kryer gjatë ditës. Shkak është bërë mungesa e funksionimit të gjeneratorit, duke lënë sallat e operacionit pa garanci minimale sigurie në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Burime bëjnë me dije se kirurgët kanë refuzuar të marrin përsipër kryerjen e operacioneve, duke mos pranuar të rrezikojnë jetën e pacientëve në kushte të pasigurta. Sipas të njëjtave burime, brenda institucionit është folur për një defekt në gjenerator, problem që ka sjellë bllokimin total të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarja konsiderohet një skandal për sistemin shëndetësor në Shkodër, pasi dhjetëra pacientë kishin të planifikuara ndërhyrjet e tyre për ditën e sotme, por janë detyruar t’i shtyjnë për një afat të pacaktuar.

Pacientë dhe familjarë kanë shprehur indinjatë për situatën e krijuar nga papergjegjshmeria e drejtuesve të spitalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...