“S’ju rrezikojnë vezët e qytetarëve!”, Bardhi me tone të ashpra: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve. Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë

Publikuar me datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës jashtë Parlamentit, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.

Bardhi tha se qytetarët nuk përbëjnë rrezik për deputetët dhe kritikoi masat e marra të sigurisë, duke deklaruar se Kuvendi është blinduar sikur qytetarët të ishin kërcënim. Ai iu drejtua edhe deputetit socialist Taulant Balla, duke e kritikuar për shqetësimin ndaj dëmtimeve të mundshme të veshjes së tij gjatë protestës.

Sipas tij, policia duhet të distancohet nga çdo formë dhune dhe Kuvendi nuk duhet të konsiderojë qytetarët si rrezik për shkak të kritikave apo kërkesave të tyre. Ai shtoi se protestuesit kanë kërkuar ndryshime ligjore dhe reagim institucional, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet nga politika.

“Dua ti kërkojë policisë së shtetit që të ndalë dhunën. është blinduar Kuvendi sikur do të na rrezikojnë ne qytetarët. E ti që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Duhet të distancohet policia nga dhuna. Në emër të kuvendit nuk e nderon ajo që po bën policia e Shtetit, Kuvend. Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritika e qytetarëve, nga kërkesat e tyre. Duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve. Kanë kërkuar shfuqizimin e disa ligjeve, ndërkohë të rrimë në heshtje? Atje disa të moshuar, të rinj po dhunohen nga policia. Detyra e policisë së shtetit është që të parandalohet sulmet ndaj qytetarëve.”, tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...

Sulm me dron në zemër të Rusisë, digjet një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) ka realizuar një...