Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Publikuar me datë:

Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundres, ka përfshirë edhe territorin e fshatit Madhesh dhe po avancon në drejtim të Shkopetit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë situatën gjithnjë e më të vështirë për t’u kontrolluar.

Rreziku është konkret edhe për një banesë ku aktualisht janë të stacionuara forcat që po angazhohen në përballimin e situatës. Për këtë arsye, kërkohet vlerësim i menjëhershëm i sigurisë së personelit dhe i banesës.

Ndërkohë, në majën e malit Trodhen, zjarri ka avancuar në drejtim të staneve. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë, është kërkuar largimi i personave nga zona, si masë paraprake për mbrojtjen e jetës.

Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme, të koordinuar dhe me të gjitha kapacitetet në dispozicion. Në kushtet kur terreni është i vështirë dhe era po ndihmon përhapjen e flakëve, ndërhyrja nga ajri është tashmë e domosdoshme për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e banesave, njerëzve dhe staneve.

Çdo vonesë në ndërhyrje mund ta bëjë situatën edhe më të vështirë për t’u kontrolluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related