Vlorë/ Drejtonte gomonen i dehur, rrezikoi pushuesit në Triport, gjobitet me 50 mijë lekë

Publikuar me datë:

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 50 mijë lekë të rinj gjobë dhe bllokim të lejes së drejtimit për dy muaj, pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me shpejtësi të lartë në zonën e Triportit, Vlorë.

Në drejtim të gomones ishte shtetasi me inicialet A. G., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.

Përveç gjobës dhe bllokimit të lejes së drejtimit, policia ka bërë edhe bllokimin e mjetit lundrues.

Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e lundrimit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën e pushuesve dhe sigurinë në det.

Njoftimi i Policisë:

DVKM Vlorë/Kreu manovra të rrezikshme me gomonen që e drejtonte me shpejtësi të lartë, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur, ndëshkohet me gjobë 50 000 lekë të rinj dhe me bllokim të lejes së drejtimit, për 2 muaj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues. 

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve në zonën afër ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, kanë konstatuar një mjet lundrues gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar sigurinë e mjeteve të tjera lundruese dhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.  

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar gomonen me drejtues shtetasin A. G. Pasi iu bë testi i alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur.    

Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit të mjetit lundrues iu vu masa administrative gjobë 50 000 lekë të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua mjeti lundrues gomone.   

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që rrezikon sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese në det.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“O xhaxhi polic”/ Akuzohet se kanosi me armë vëllanë, efektivët ndalojnë burrin në Kuçovë

Një ngjarje traumatizuese për fëmijët është regjistruar përpara një...

Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe...

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi persona të shoqëruar…

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi në Ndërfushas të Mirditës ndërsa tha se ka disa persona të shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje. “Kemi të shoqëruar, por s’mund të ndajmë informacione të tjera në këtë moment. Armët e krimit […]