Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00 pranë tregut të Kavajës.
Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë shtetasit Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.
Gjatë konfliktit, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
Ndërkohë, Lufti Kaziu, drejtuesi i njërit prej furgonëve të përfshirë në konflikt, është shoqëruar nga Policia e Kavajës për veprime të mëtejshme hetimore.

