Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

Publikuar me datë:

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Nafta po tregtohet deri në 198 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 189 lekë për litër, duke reflektuar presionin e zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Rritja vjen në një moment kur tregu funksionon pa mekanizmin e çmimeve të vendosura nga Bordi, duke i lënë kompanitë të përcaktojnë vetë çmimet.

Për konsumatorët, kjo përkthehet në një faturë më të lartë jo vetëm për furnizimin e automjeteve, por edhe në rrezikun e efekteve zinxhir në transport, shërbime dhe çmimet e mallrave të konsumit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...