Shqiptarët 52 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama sulmon protestuesit: Sorra, korba, delirantë, injorantë e dështakë-zemërakë

Publikuar me datë:

Pas 52 ditësh protestash të vazhdueshme kundër qeverisë dhe kërkesave për dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke sulmuar sërish protestuesit, duke deklaruar se sistemi politik në Shqipëri nuk mund të përmbyset.

Në një deklaratë të tij në një lidhje love në rrjetet sociale, Rama u shpreh se përpjekjet për ndryshim përmes protestave nuk do të sjellin rrëzimin e sistemit, ndërsa përdori një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve të tij.

Nuk kthehet më përmbys ky sistem, edhe pse duan ta kthejnë disa korba. Për çfarë kam reflektuar personalisht nga pasqyra e bulevardit të flamingove është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim. Por ai bulevard është për mua qartësisht i ndarë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave nuk ka lidhje me të ardhmen, është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta e të djathta që vijnë për të sjellë përmes delirantësh, injorantësh dhe dështakë-zemërakësh, më të keqen. Sorrat e korbat shajnë e ofendojnë dhe ju duket se po ndryshojnë botën, asgjë nuk ndryshojnë ata”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...