‘Shqipëria po bëhet e papërballueshme’/ Tabaku: Sistemi ekonomik punon për pakicën

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka ndërtuar një sistem ekonomik që favorizon pakicën dhe rëndon qytetarët.

Në mesazhin e saj, Tabaku tha se gjatë gjithë javës ka takuar qytetarë, pensionistë, familje të shtresës së mesme dhe biznese, ndërsa shqetësimi kryesor që ka dëgjuar kudo ka qenë rritja e çmimeve dhe vështirësia për të përballuar jetesën.

Sipas saj, Shqipëria po bëhet çdo ditë më e shtrenjtë dhe më e pajetueshme për shumicën e qytetarëve.

“Çdo derë që kam trokitur këtë javë, çdo biznes, çdo pensionist dhe çdo familje e mesme kishte vetëm një shqetësim: koston e lartë të jetesës dhe çmimet e papërballueshme”, shprehet Tabaku në video.

Deputetja e PD theksoi se në 10 vitet e fundit çmimet në Shqipëri janë rritur me 51.1%, ndërsa të ardhurat, sipas saj, janë rritur minimalisht, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të shtrenjta dhe më të papërballueshme në rajon.

Tabaku e lidhi këtë situatë me atë që e cilësoi si një model ekonomik të kapur nga interesat e ngushta, monopole dhe mungesa e konkurrencës.

Ajo akuzoi maxhorancën se përmes taksave të larta, ligjeve speciale dhe politikave fiskale favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin, ndërsa rëndon qytetarët dhe bizneset e zakonshme.

“Sot kemi një sistem ekonomik që në çdo ligj që kalon parlamenti fut duart në xhepat e qytetarëve. Në çdo vendim mendohet për pakicën dhe jo për shumicën”, deklaroi Tabaku.

Në fund të mesazhit të saj, deputetja demokrate u shpreh se ndryshimi i këtij sistemi ekonomik mbetet objektivi i saj politik, duke theksuar se do të vazhdojë kontaktet me qytetarët në terren.

“Këtë sistem duhet ta ndryshojmë dhe nuk do të lodhem çdo ditë të trokas në çdo derë deri kur t’ia arrijmë”, përfundon Tabaku në reagimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...