Shqipëria, ende pa sistem real kërkimi patentash

Publikuar me datë:

Një sipërmarrësi në Tiranë mund t’i lindë sot një ide që i duket krejtësisht origjinale. Mund të investojë muaj pune, para dhe zhvillim teknologjik për ta kthyer në produkt, pa e ditur se e njëjta zgjidhje mund të ekzistojë prej vitesh në një laborator në Gjermani, një startup në SHBA apo një kompani në Azi.

Sistemi shqiptar i patentave ende nuk ka një mekanizëm të mirëfilltë kërkimi ndërkombëtar që ta evidentojë këtë në mënyrë të plotë.

Një manual i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), i përshtatur edhe për realitetin shqiptar, evidenton se në praktikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), procesi i kërkimit të patentave nuk mbështetet në një sistem të dedikuar ndërkombëtar databazash për identifikimin e patentave ekzistuese në botë.

Dokumenti shpjegon se gjatë fazës së ekzaminimit, hulumtimi për patentat ekzistuese “inkorporohet” në proces, por nuk ekziston një program special apo sistem i automatizuar që të kryejë kërkime të plota në databaza globale të patentave.

Kjo do të thotë se një shpikje apo ide që konsiderohet “e re” në Shqipëri mund të ketë ekzistuar më parë jashtë vendit, duke krijuar rrezik për konflikte juridike, refuzime të mëvonshme apo humbje vlere për bizneset që investojnë në inovacion.

Në ekonominë globale të teknologjisë, kërkimi ndërkombëtar i patentave konsiderohet një hap kritik përpara se një kompani të investojë në zhvillim, prodhim apo hyrje në treg.

Vetë manuali paralajmëron se startup-et që neglizhojnë sistemin e pronësisë intelektuale mund të përballen me pasoja “fatale”, pasi mund të rezultojë që dikush tjetër e ka regjistruar më parë një zgjidhje të ngjashme.

Në një kohë kur Shqipëria po tenton të ndërtojë një ekosistem startup-esh dhe inovacioni teknologjik, mungesa e një infrastrukture të avancuar për kërkimin e patentave shihet si një hallkë e dobët. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme për startup-et shqiptare që synojnë tregjet ndërkombëtare, ku konfliktet mbi patentat dhe pronësinë intelektuale janë ndër betejat më të kushtueshme për kompanitë e teknologjisë.

Raporti thekson gjithashtu se patentat janë territoriale dhe të lidhura me juridiksione specifike, ndërsa databazat ndërkombëtare të patentave janë një burim jetik informacioni teknik dhe tregtar.

Një tjetër element që ngre diskutim është fakti se DPPI nuk kryen ekzaminim të plotë thelbësor të patentës në fazën fillestare.

Sipas dokumentit, një patentë e dhënë në Shqipëri ruan efektin juridik vetëm nëse pronari paraqet më vonë prova ndërkombëtare të patentueshmërisë nga zyra të huaja të specializuara. Në të kundërt, pas 10 vitesh ajo humbet efektin ligjor.

Në praktikë, kjo e zhvendos një pjesë të barrës së verifikimit te vetë bizneset dhe aplikantët, të cilët duhet të investojnë në ekspertizë ligjore dhe kërkim ndërkombëtar për të siguruar që ideja apo teknologjia e tyre është realisht e mbrojtshme.

Ekspertët e inovacionit prej kohësh kanë ngritur shqetësimin se Shqipëria ka ende një kulturë të dobët të patentimit. Shumë biznese fokusohen te shitja e produktit apo marketingu, ndërsa mbrojtja ligjore e teknologjisë, algoritmit, dizajnit apo markës shihet si hap dytësor.

Në një treg ku kopjimi mbetet i lartë dhe kapitali për kërkim e zhvillim është i kufizuar, kjo krijon një terren të brishtë për sipërmarrjet inovative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...