Shqipe Hysenaj shpërthen ndaj Valdrin Sahitit: Mos i jepni shumë gojës!

Publikuar me datë:

Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht ndaj një interviste të fundit të Valdrin Sahiti, duke e cilësuar si “një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj”. Reagimi i saj ka ardhur pasi në një video Sahiti dëgjohet duke folur për figurat dhe emrat e njohur që përfaqësojnë Kosovën dhe botën, duke përmendur ndër të tjera Dua Lipën, Rita Orën, si dhe figura nga sporti dhe moda ndërkombëtare.

Në video, Valdrin Sahiti thotë:

“Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën. Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Italia pa Interin nuk është Itali. Çka është Italia pa Da Vinçin?”.

Hysenaj ka publikuar një deklaratë të gjatë:

“Një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj. Kush është Kosova pa Adem Jasharin? Shqipëria pa Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, Skënderbeun? Pa gjithë shkrimtarët që kanë kontribuar për gjuhën shqipe, ka qenë luftëtar me penë. Kosova si me ju si pa ju, ju vetëm po shijoni frutet e atyre që kanë luftuar për vatan dhe për liri. Ju jeni një pikë uji në oqean, këngëtarë e stilistë a çfarë jeni tjetër, si të jesh ti (me leckat e tua) si mos të jesh, Kosova mbetet shtet i pavarur. Kaq kisha për sot dhe mos i jepni shumë gojës, se ju s’keni kontribuar asgjë për Shqipëri dhe Kosovë. Një gozhdë nuk keni ngulur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...