Shqetësohet trajneri Martini, Vllaznisë i largohen përfundimisht dy sulmues

Publikuar me datë:

Teksa Vllaznia po përgatitet për sezonin 2026/27, një nga repartet që aktualisht paraqet më shumë mangësi në organikë është ai i sulmit. Kuqeblutë kanë humbur dy alternativa të rëndësishme në fazën ofensive, pasi si Bismark ashtu edhe Dodaj kanë përfunduar periudhën e huazimit në Shkodër dhe janë larguar nga skuadra, duke lënë boshllëqe të ndjeshme në repartin e avancuar. Situata bëhet edhe më e vështirë për stafin teknik të drejtuar nga Martini për shkak të gjendjes së Lirim Kastratit.

Sulmuesi vazhdon periudhën e rikuperimit pas dëmtimit të rëndë që pësoi dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për të paktën edhe tre deri në katër muaj. Kjo do të thotë se Vllaznia do të duhet të përballojë fillimin e sezonit pa një tjetër element me peshë në repartin ofensiv. Në këto kushte, aktualisht emri më i rëndësishëm në dispozicion të kuqebluve mbetet Bekim Balaj.

Kapiteni dhe golashënuesi i skuadrës pritet të mbajë sërish barrën kryesore të sulmit, ndërsa alternativat e tjera janë të rinjtë Aris Ara dhe Gerald Kubazi, futbollistë me potencial, por që ende nuk mund të konsiderohen zgjidhje të plota për objektivat e një skuadre që synon të luftojë në të gjitha frontet. Numrat dhe situata aktuale tregojnë qartë se organika në repartin e avancuar është larg asaj që kërkohet për një ekip me pretendimet e Vllaznisë.

Për më tepër, shkodranët do të kenë një sezon të ngarkuar, ku përveç kampionatit do të jenë të angazhuar edhe në arenën europiane, çka e bën edhe më të domosdoshëm zgjerimin e alternativave në sulm. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu kanë vendosur si prioritet absolut afrimin e të paktën një ose dy futbollistëve ofensivë sa më shpejt të jetë e mundur. Bisedimet në merkato vijojnë në disa fronte dhe pritet që gjatë javëve në vazhdim të ketë zhvillime konkrete, pasi përforcimi i vijës së sulmit konsiderohet një nevojë emergjente për skuadrën në prag të nisjes së aventurës së re sezonale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i...