Shpërthim me tritol në Lezhë

Publikuar me datë:

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Rrilë, në Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40, ku lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një banese në pronësi të shtetasit T. Ç., i cili jeton përkohësisht në Itali.

Blutë e Lezhës sqarojnë se prej më shumë se 20 vitesh në këtë banesë nuk banon askush.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...