Benet Beci: Sot Parlamenti miraton 100 mln euro investime për Shkodrën

Publikuar me datë:

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se sot në Parlament pritet të miratohet kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një program strategjik me vlerë 100 milionë euro, i financuar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Qeveria Shqiptare.

Sipas Becit, ky projekt përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me fokus zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, turizmin gjatë gjithë vitit dhe përmirësimin e standardeve urbane.

Ai theksoi se, pas një pune përgatitore të nisur që në dhjetor 2023, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, ka ndërtuar një paketë projektesh që synojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës, lëvizjes dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

Ndër projektet kryesore të përmendura janë transformimi i bulevardit kryesor të qytetit në një korridor të gjelbër multimodal, përfundimi i aksit rrugor Shkodër–Velipojë, modernizimi i transportit urban me autobusë elektrikë, ndërtimi i një rrjeti biçikletash mbi 80 kilometra, si dhe krijimi i Sistemit të Muzeve të Shkodrës.

Po ashtu, projekti parashikon investime në parkime publike dhe lidhje më të mira me zonat turistike të qytetit.

Në fund të reagimit të tij, Beci falënderoi Qeverinë Shqiptare, kryeministrin Edi Rama, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ekspertët që kanë kontribuar në hartimin e këtij programi zhvillimor.

Statusi i plotë:

“Sot në Parlament do të miratohet kredia për projektin “Porta e Alpeve”, një nga programet më të rëndësishme strategjike për transformimin e Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me financim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Qeveria Shqiptare. Ky program prej 100 milion eurosh përfaqëson një hap të madh përpara në vizionin tonë për ta kthyer Shkodrën në një rajon me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, turizëm në të gjitha stinët e vitit dhe standarde urbane evropiane. Pas një periudhe të gjatë përgatitore, nisur që në dhjetor 2023, dhe me një punë shumë profesionale, Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, ka arritur të ndërtojë një paketë projektesh transformuese që do ta ndryshojnë mënyrën si lëvizim, jetojmë dhe zhvillojmë ekonominë dhe turizmin në rajonin tonë.

Ndër projektet kryesore që do të financohen janë:

Transformimi i bulevardit kryesor të Shkodrës (Sheshi Demokracia-Rrethrrotullimi i bypass) në një korridor të gjelbër dhe multimodal, me më shumë hapësira për këmbësorët, biçikletat, transportin publik dhe gjelbërimin urban, duke lidhur qendrën historike të qytetit me parkun e ri në hyrje, liqenin dhe zonat rekreative.

Përfundimi i korridorit rrugor Shkodër–Velipojë, me standarde moderne dhe anashkalim të qendrave të banuara, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me bregdetin dhe duke forcuar lidhjet rajonale drejt Shëngjinit, në perspektivë me Ulqinin.

Modernizimi i transportit urban me 17 autobusë elektrikë, zgjerim të linjave në qytet dhe lidhje të dedikuara me Shirokën, Zogajn dhe Kalanë e Rozafës, si një alternativë moderne dhe e qëndrueshme ndaj përdorimit të automjeteve private.

Krijimi i një rruge unike biçikletash prej mbi 80 kilometrash, që lidh liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe Velipojën me qytetin dhe me itinerare të tjera drejt Alpeve dhe Nënshkodrës, duke krijuar një produkt të ri turistik dhe rekreativ për të gjithë rajonin.

Zhvillimi i Sistemit të Muzeve të Shkodrës, ku muzeumet, itineraret urbane dhe hapësirat publike lidhen në një rrjet të integruar kulturor dhe turistik, duke e kthyer qytetin në një “muze të hapur” dhe duke forcuar identitetin kulturor të Shkodrës. Do të kemi muzeun e qytetit, muzeun dhe galerinë e arteve dhe një muze historik te Shtëpia e Oso Kukës të rinovuar, duke vënë siç duhet në pah trashëgiminë tonë të pasur turistike.

Investime të tjera në parkime publike për të përmirësuar organizimin urban, aksesin dhe menaxhimin e trafikut në qytet dhe zonat turistike.

Këto projekte përfaqësojnë brezin e ri të investimeve strategjike për Shkodrën. Së bashku me investimet madhore që po realizohen aktualisht, ato do të kontribuojnë në transformimin e qytetit tonë në një qendër moderne evropiane.

Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.

Dua të falënderoj Qeverinë Shqiptare dhe Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shkodrës, si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, që kanë bashkëpunuar përgjatë gjithë kësaj periudhe për ta çuar përpara këtë vizion zhvillimi.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...