“Disa bashki e refuzuan Teutën”, Marin Mema falënderon Lezhën: Shtatorja u pranua menjëherë

Publikuar me datë:

Inaugurimi i shtatores së Mbretëreshës Teuta në Shëngjin u shoqërua edhe me një mesazh të drejtpërdrejtë nga gazetari dhe iniciatori i projektit, Marin Mema.

Gjatë ceremonisë, Mema tregoi se monumenti u mundësua përmes kontributit të qytetarëve shqiptarë, të cilët financuan realizimin e shtatores. Sipas tij, pasi përfundoi, monumenti iu prezantua disa bashkive me synimin për t’u vendosur në një hapësirë publike.

Mema tha se disa prej bashkive nuk e pranuan vendosjen e shtatores, ndërsa veçoi Bashkinë Lezhë dhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu për gatishmërinë e treguar që në kontaktet e para.

Sipas tij, vendosja e monumentit në Shëngjin nuk është rastësi, pasi lidhet me territorin ku Mbretëresha Teuta ushtroi pushtetin e saj dhe me hapësirën e Adriatikut.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm përfaqësues të politikës, historisë dhe artit. Shtatorja e Teutës, së bashku me piedestalin, ka një lartësi prej më shumë se 8 metrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related