Një shpërndarës droge është dënuar me burg pas një hetimi për një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Stoke-on-Trent.
Mirand Alla, 29 vjeç, nga Shelton, Stoke-on-Trent, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Stoke-on-Trent, të premten, më 21 gusht.
Alla ishte deklaruar më herët fajtor për mbajtjen e kokainës me qëllim shpërndarjen, si dhe për mbajtjen e kanabisit me qëllim furnizimin e personave të tjerë.

