Skena të pazakonta u regjistruan sërish në futbollin shqiptar. Gjatë përballjes mes Tiranës dhe Dinamos në Durrës, ndeshja u ndërpre për herë të dytë për shkak të fikjes së dritave në stadium.
Kjo situatë e pazakontë bëri që tifozët të përdornin blicat e telefonave të tyre, duke sjellë një pamje të veçantë dhe atmosferë të rrallë në tribunat e “Niko Dovana”.
Sfida mes dy ekipeve të elitës u shoqërua me vështirësi të vazhdueshme teknike, duke theksuar edhe një herë problemet që vazhdojnë ta shoqërojnë futbollin shqiptar, siç ishte rasti i sotëm me sistemin e ndriçimit që dështoi në fillim të takimit.
Pasi loja rifilloi pas ndërprerjes së parë, vetëm pak minuta më vonë stadiumi u zhyt sërish në errësirë, duke lënë të hutuar lojtarë e tifozë.

