Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shalët dhe kremrat.
“Ka njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk e kanë imagjinuar të përzihen me politikë e protesta, por janë bërë parellinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet, shpërblehet vetëm pjesëmarrja, shpërblehet ai që bën videon dramatike edhe pse protesta zhvillohet në një bregdet të Spanjës, mjafton që t’i vendosësh shenjën Tiranë, Tirana s’ka as det, por kjo s’ka rëndësi dhe të vendosësh aty një turmë që diccka thotë spanjisht por me titra lexohet “Vdekje Izraelit”… Ai që do të bëjë postimin më të fortë, që do të parashikojë fundin më spektakolar të kujdtdoqoftë që është përballë, ai shpërblehet nga algoritmi. Dhe një protestë nuk është më protestë, por është skenë, një treg emocionesh, klikimesh, morali madje edhe një treg karrierash…”, tha ai.

