Protesta e 21-të/ Me flamuj kuq e zi, nis hyrja në atdhe e autokolonës së mërgatës

Publikuar me datë:

Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Një grup emigrantësh shqiptarë është nisur prej ditësh nga Anglia me automjete private për t’iu bashkuar protestës në Tiranë. Gjatë rrugëtimit, karvanit i janë bashkuar edhe bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke formuar një kolonë makinash me flamuj kuqezi drejt Shqipërisë.

Adriatik Lapaj ka publikuar një video në rrjete sociale ku tregon se ka nisur hyrja në atdhe e autokolonës së mërgatës nga pika kufitare e “Murriqanit, por edhe nga pika të tjera.

“Sapo ka nisur hyrja në atdhe e autokolonës së mërgatës nga pika kufitare e “Murriqanit”!

Po vijnë edhe nga disa pika të tjera. Masiviteti është i jashtëzakonshëm!

Sot masivisht në shesh!”-shkruan Lapaj krahas videos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related