Një magazinë është shkrumbuar nga flakët pasditen e kësaj të premteje në fshatin Lepurakë, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, duke rrezikuar seriozisht edhe dy banesa që ndodheshin pranë saj.
Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha, ndërsa fillimisht familjarët dhe banorët e zonës janë përpjekur ta vënë nën kontroll me mjete rrethanore. Për shkak të intensitetit të flakëve, ata kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës dhe Policisë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt dy banesave të rrezikuara.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
Dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik, megjithëse nuk përjashtohet as mundësia e një pakujdesie njerëzore gjatë punës në ambientet e magazinës.
TCH

