Shkoi për të marrë nipin dhe mbesën pas vdekjes së djalit! 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria, nëna e Sherit Taushanit i cili u vra si pjesë e ISIS

Publikuar me datë:

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një grua 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Shqipëri në orën 01:20, në kuadër të operacioneve për kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe kampet e Sirisë.

Mes të riatdhesuarve është edhe Hajrije Taushani, 79 vjeçe, e cila kishte qëndruar në kampin Al-Hol. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, Sherit Taushanit i cili ishte larguar atje për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it.
79-vjeccarja shkoi n Siri që të merrte nipin dhe mbesën e saj dhe t’I kthente në Shqipëri, por me vete ka marrë vetëm mbesën 17-vjeçe, ndërsa nipi ka mbetur në Siri pasi qendronte në një kamp tjetër.

Bashkë me Hajrien në Shqipëri ka ardhur dhe një fëmijë tjetër me mbiemër Lecini nga Kavaja, prindërit e të cilit kanë ndërruar jetë në Siri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related