Shkodra i jep lamtumirën e fundit ish-kampionit të basketbollit, Fatjon Taraboshi

Publikuar me datë:

Komuniteti sportiv i Shkodrës i dha këtë të dielë lamtumirën e fundit ish-basketbollistit Fatjon Taraboshi. Homazhet u zhvilluan në hollin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, të organizuara nga Shoqata e Basketbollit Vllaznia, ku të pranishëm ishin familjarë, miq, ish-bashkëlojtarë dhe figura të sportit shkodran.

Trajneri Bledar Gjeçaj e cilësoi ndarjen nga jeta të Taraboshit si një humbje të madhe për basketbollin shkodran, duke vlerësuar kontributin e tij të rëndësishëm, veçanërisht në periudhat më të vështira që ka kaluar klubi Vllaznia.

Edhe ish-basketbollistët Herion Faslija dhe Damian Bekteshi shprehën dhimbjen për humbjen e parakohshme të ish-kolegut të tyre, duke kujtuar Taraboshin si një njeri që krijonte harmoni dhe frymë pozitive brenda ekipit.

Fatjon Taraboshi, një nga emrat e njohur të basketbollit shkodran dhe ish-kampion me Vllazninë, u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në komunitetin sportiv të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bilali ironizon Paulin Lulin pas protestës: Puka e Shkodra e dinë çfarë je

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...

Ditmir Bushati kundër Ramës: Protestat nuk janë algoritme, por revoltë qytetare

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për protestën...

Shkodra Summer Cup 2026 ul siparin/ 55 skuadra nga 4 shtete, emocione dhe spektakël në edicionin e 9-të

Shkodra Summer Cup 2026Edicioni i nentëShkodra Sport Event përmbyll...

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama fshihet sërish pas “algoritmit”: Histeri me gjysmë të vërteta

Pavarësisht se qindra mijëra qytetarë rrethuan mbrëmë Kryeministrinë dhe...