Shkodër/ Nga botimet e para të vitit 1879 te monografia e re, dokumentohet historia e shtypit shkodran

Publikuar me datë:

Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar aktiviteti përmbyllës i një projekti kërkimor kushtuar historisë së shtypit në Shkodër dhe zhvillimit të tij deri në vitin 1920.

Aktiviteti u mbajt në Bibliotekën Shkencore të universitetit, ku u prezantua monografia “Shtypi në Shkodër nga fillimet e tij deri në vitin 1920”, një nga produktet kryesore të projektit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, financuar nga AKKSHI dhe mbështetur nga Universiteti i Shkodrës.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ekspozitë me periodikë të botuar në Shkodër gjatë periudhës 1879–1920, duke sjellë për studiuesit dhe publikun dokumente që dëshmojnë zhvillimin e shtypit në qytet.

Monografia është hartuar pas shqyrtimit të 39 organeve periodike dhe trajton jo vetëm historinë e botimeve, por edhe temat, debatet dhe zhvillimet politike, kulturore e shoqërore që pasqyroheshin në shtypin e kohës.

Në projekt kanë kontribuar studiues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, mes tyre prof. dr. Artan Haxhi, prof. as. dr. Zamira Shkreli, prof. as. dr. Ermira Alija, prof. dr. Alfred Çapaliku, dr. Erzen Koperaj, dr. Isida Hoxha, e cila ka drejtuar projektin, si edhe prof. as. dr. Karmen Lazri nga Romanistika.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe Rektorja e Universitetit të Shkodrës, e cila vlerësoi punën e studiuesve dhe kontributin e projektit në dokumentimin e trashëgimisë së shtypit shkodran.

Ekspozita dhe monografia synojnë të ruajnë dhe të sjellin më pranë publikut një kapitull të rëndësishëm të historisë kulturore dhe intelektuale të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin. Në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht. […]

I akuzuar për spiunazh/ Arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-presidentin e shërbimit të inteligjencës së jashtme BND, August Hanning, nën dyshimin për spiunazh, nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe veprimtari agjenturore për një fuqi të huaj. Hanning u arrestua të martën në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Nordwalde, pranë Münsterit, nga hetues të Zyrës Federale të […]

E rëndë në Vlorë/ E zënë poshtë materialet, humb jetën punonjësi

Një person ka humbur jetën në ambientet e një...

Shisnin drogë pranë shkollave/ Goditet grupi kriminal në Tiranë, tre të arrestuar

Shitja e lëndëve narkotike pranë shkollave të Tiranës vijon...