Milot-Balldren, Bardh Spahia: 365 milionë euro për 17 kilometra, “grabitje e hapur e taksave tona”

Publikuar me datë:

Bardh Spahia ka reaguar ashpër për projektin e rrugës Milot-Balldren, duke kundërshtuar koston e parashikuar dhe mënyrën e financimit të tij.

Në një status në rrjetet sociale, Spahia pretendon se kostoja e projektit është rritur nga 161 milionë në 365 milionë euro për një segment prej 17 kilometrash. Ai ngre gjithashtu pikëpyetje për shumën prej 168 milionë eurosh të parashikuar për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas Spahisë, rritja e kostos me mbi 200 milionë euro dhe zgjatja e periudhës së koncesionit nga 13 në 35 vite përbëjnë një skemë abuzive në dëm të qytetarëve.

“365 milionë euro për 17 kilometra: grabitje e hapur e taksave tona!”, shkruan Spahia, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Në reagimin e tij, ai përdor tone të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar për favorizim të klientelës dhe keqpërdorim të parave publike.

Në fund, Spahia u bën thirrje qytetarëve që më 8 tetor të protestojnë kundër asaj që ai e cilëson si “model abuziv”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related