38% e familjeve në Shqipëri nuk përballojnë ngrohjen e banesës

Publikuar me datë:

Afro 40 për qind e shqiptarëve kanë vështirësi për të mbajtur shtëpinë ngrohtë, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me nivelin më të lartë të “varfërisë energjetike” në rajon, krahas Kosovës.

Sipas të dhënave, Shqipëria dhe Kosova kanë përqindjen më të madhe të familjeve që nuk janë në gjendje të ngrohin strehën, si pasojë e kostove të larta të energjisë dhe të ardhurave të pamjaftueshme.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) raporton se rreth 40 për qind e familjeve në Kosovë dhe 38 për qind në Shqipëri nuk arrijnë të sigurojnë ngrohjen e banesës, duke shënuar kuotat më të larta në Evropë për këtë tregues.

Shtetet e tjera të rajonit shfaqin nivele më të ulëta të këtij fenomeni, ndërkohë që mesatarja evropiane është vetëm 10.6 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut, norma është 23 për qind, në Mal të Zi 14 për qind, ndërsa në Serbi vetëm 9.5 për qind. Ky problem njihet edhe si “varfëri energjetike”.

Përkundër uljes së çmimit të energjisë elektrike një vit më parë, raporti evidenton se 27 për qind e popullsisë shqiptare vazhdon të hasë vështirësi për të paguar shërbimet utilitare.

Si përgjigje ndaj kësaj situate, qeveria shqiptare ka miratuar Strategjinë e Mbrojtjes Sociale deri në vitin 2030, e cila synon të luftojë varfërinë energjetike përmes forcimit të skemave financiare dhe promovimit të përdorimit të paneleve diellore, veçanërisht në zonat rurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nis protesta në Prishtinë, kërkohet votimi i ligjit për Gjykatën Speciale

Në Prishtinë nisi protesta në mbështetje të ndryshimeve në...

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin. Në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht. […]