Shkodër: 22 kursantë fillojnë praktikën në strukturat e Policisë së Shtetit.

Publikuar me datë:

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është zhvilluar një takim me 22 kursantë të cilët kanë nisur praktikën profesionale për rolin bazë “Patrullë e Përgjithshme” në strukturat e Policisë së Shtetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike në DVP Shkodër, Drejtues Akil Kalo, pedagogë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, specialisti i trajnimeve pranë DVP Shkodër, si dhe shefja e Burimeve Njerëzore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër.

Gjatë bashkëbisedimit me kursantët e rinj, zëvendësdrejtori Kalo i inkurajoi ata për nisjen e kësaj etape të rëndësishme profesionale, duke theksuar se rruga që kanë zgjedhur kërkon përkushtim, integritet dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

Ai nënvizoi gjithashtu se shërbimi në radhët e Policisë së Shtetit nuk përfaqëson vetëm një profesion, por një mision për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, që duhet përmbushur me profesionalizëm dhe devotshmëri ndaj qytetarëve.

Në përfundim të takimit, 22 kursantëve iu uruan suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke iu garantuar mbështetje dhe asistencë të vazhdueshme gjatë periudhës së praktikës në strukturat e DVP Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...