Shkarkohet me dorëheqje drejtoresha e OBP-së, Arlinda Pogaj

Publikuar me datë:

Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Arlinda Pogaj, ka njoftuar zyrtarisht largimin nga drejtimi i këtij institucioni.

Përmes një reagimi publik, Pogaj e cilësoi këtë eksperiencë si një përgjegjësi dhe privilegj të veçantë, ndërsa theksoi rolin e saj në ngritjen dhe konsolidimin e institucionit, i cili sipas saj ka fituar besimin e institucioneve kryesore publike në vend.

Ndërsa në deklaratën e saj zyrtare Arlinda Pogaj u fokusua te shifrat e kursimeve dhe arritjet e institucionit, raportimet në media dhe hulumtimet e ndryshme gazetareske kanë ngritur shpesh pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka menaxhuar tenderat ndër vite.

Në rolin e saj si drejtoreshë e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ajo akuzohet se ka manipuluar procedurat e prokurimeve duke përshtatur kriteret për të favorizuar kompani të caktuara.

Një rast i përfolur është tenderi për automjetet e Policisë së Shtetit, ku dyshohet se fituesi ishte paracaktuar.

Gjithashtu, bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj, është përmendur si sekser në këto skema, duke negociuar përqindje ryshfeti në këmbim të fitimit të tenderëve.

Kjo ka ngritur dyshime për një rrjet të strukturuar korrupsioni ku përfshihen zyrtarë dhe biznesmenë.

Në disa dosje të publikuara, Pogaj lidhet edhe me figura të krimit të organizuar, si Gentian Sharra dhe Elgert Laskaj, të cilët kanë përfituar kontrata me vlera të mëdha përmes ndërhyrjeve të paligjshme.

Opozita, veçanërisht Sali Berisha, e ka akuzuar publikisht për “riciklim hajnash” në administratë, duke e cilësuar si shembull të korrupsionit të përsëritur në prokurimet publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related