Sherri në gjyq, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Publikuar me datë:

Vëllezërit Bushgjokaj janë futur në izolim në seancën e kësaj të premte pas sherrit të regjistruar më datë 15 qershor në GJKKO.

Gjatë seancës së sotme ata kanë pretenduar se Petrit Cakri i ka provokuar.

Vëllezërit Bushgjokaj i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin. Ata kërkuan ndryshim mase sigurie, kërkesë që u rrëzua. Masa disiplinore e izolimit mësohet se është dhënë për një periudhe 3 mujore.

Sherri ndodhi pasi Kristi Bushgjokaj u ngrit në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: “Me leje gjyqtar”.

Menjëherë, ai iu drejtua Petrit Çakrajt, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit e sulmuan njëkohësisht derisa u bë i mundur neutralizimi nga shërbimet e policisë së burgjeve.

Çakraj gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, situatë që ka agravuar përplasjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...