Sërish vatra zjarri aktive në Krujë, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Publikuar me datë:

Zjarret në bashkinë e Krujës vijojnë të jenë aktive, përkeqësuar nga terreni i ashpër dhe erërat e forta që ndihmojnë përhapjen e flakëve. Strukturat e emergjencave civile, forcat zjarrfikëse dhe trupat e Forcave të Armatosura mbeten në gatishmëri të plotë për t’u përballur me situatën.

Pasditen e sotme është shënuar një riaktivizim i flakëve në lagjen Abaze, pikërisht aty ku dy ditë më parë nisi një vatër që kërcënoi seriozisht qytetin e Krujës. Në vendngjarje janë mobilizuar një numër i madh zjarrfikësish, efektivë ushtarakë si dhe banorë të zonës, të cilët vijojnë përpjekjet për të ndalur përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, vatra në fshatin Halil mbetet ende e pashuar. Ndërhyrja për shuarjen e saj po realizohet në dy drejtime, përmes ndërhyrjes ajrore të helikopterëve të Forcave Ajrore dhe nga toka, ku operacionet vështirësohen ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer.

Prefektura e Durrësit bën me dije se situata në Krastë është drejt stabilizimit. Gjatë ditës, rreth 50 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse janë ndarë në dy grupe për të përforcuar arritjet e natës, kur zjarri u vu përkohësisht nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Saranda ngel pa energji elektrike në mes të sezonit

Qyteti bregdetar i Sarandës është përfshirë nga një ndërprerje...

Global Sumud Flotilla do të mbërrijë në Sazan në mbështetje të Revolucionit Flamingo

Global Sumud Flotilla pritet të mbërrijë në Shqipëri më...

Nesër diaspora në protestë, rikthehen te Kryeministria

Pasi përfunduan marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe...

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Parlamenti i Suedisë miratoi të enjten uljen e moshës...