Sërish Shkodra pa ujë/ Ujësjellësi njofton ndërprerje të furnizimit edhe për ditën e nesërme

Publikuar me datë:

Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka njoftuar se, për shkak të vijimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, furnizimi me ujë do të ndërpritet gjatë natës së 23 korrikut.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të nisë në orën 23:00 të datës 23.07.2026 dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të 24.07.2026.

Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që, edhe pas rikthimit të furnizimit, të mos e përdorin menjëherë ujin për konsum të drejtpërdrejtë. Sipas UK Shkodër, gjatë 24 orëve të para mund të kryhet pastrimi i tubacioneve pas lidhjes së rrjetit të ri me atë ekzistues, ndaj rekomandohet shmangia e konsumit të ujit gjatë kësaj periudhe.

Ujësjellësi Shkodër kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se ndërprerja është e nevojshme për përfundimin e punimeve në rrjetin e ri të furnizimit me ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]