“Së bashku për futbollin lezhjan”, Duka dhe Ndreu premtojnë investime konkrete

Publikuar me datë:

Në një takim të zgjeruar me aktorët kryesorë të futbollit në Lezhë, është konfirmuar për vazhdimësinë angazhimi për mbështetje konkrete ndaj këtij sporti në të gjitha nivelet. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, si dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, të cilët theksuan se investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe në zhvillimin e aktiviteteve për futbollin amator dhe profesionist.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ekipit të Besëlidhjës, që së fundmi është ngjitur në Kategorinë e Parë. Presidenti i klubit, Pjerin Fushaj, deklaroi se objektivi është ngjitja në Superligë, duke kërkuar njëkohësisht më shumë mbështetje për përmirësimin e kushteve infrastrukturore.

Nga ana tjetër, drejtuesi i Shoqatës Rajonale të Futbollit, Kristjan Gjidodaj, nënvizoi se Lezha renditet ndër zonat me prodhimin më të lartë të futbollistëve në vend, në raport me popullsinë.

Ky bashkëpunim mes institucioneve dhe aktorëve të sportit shihet si një hap pozitiv për rikthimin e Lezhës në nivele më të larta të futbollit shqiptar, duke u mbështetur në traditën e saj të hershme në këtë disiplinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...