Sarandë/ Policia Kufitare ndalon 5 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Publikuar me datë:

Policia Kufitare e Sarandës ka ndaluar pesë mjete lundruese pasi këto janë kapur pa dokumentacionin e nevojshëm gjatë verifikimeve të fundit.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar një skaf dhe katër jet-ski, që qarkullonin në kundërshtim me rregulloren e vendosur nga autoritetet. Shërbimet kufitare konstatuan shkeljet ndërsa kryenin inspektimet përkatëse në zonat detare.

Lista e mjeteve të bllokuara përfshin skafin “Deda”, në pronësi të M. D., si dhe jet-skitë “Kania 2021” që i përket Dh. L., “Renaldo” në pronësi të Xh. M., dhe dy jet-ski të tjera, “Ksamili 5” dhe “Ksamili 6”, të regjistruara në emër të E. M.

Secili nga pronarët e mjeteve të konstatuara në shkelje është ndëshkuar me gjobë prej 10 mijë lekësh, në përputhje me ligjin në fuqi.

Policia Kufitare njofton se kontrollet do të vazhdojnë përgjatë bregdetit, duke u fokusuar tek zbatimi i detyrueshëm i rregullave të sigurisë, si dhe verifikimi i dokumentacionit të drejtuesve të mjeteve lundruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related