Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë këtë të premte dorëheqjen nga detyra e tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka pranuar kërkesën për dorëheqje e Hoxhës.
Gjithashtu bëbet me dije se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla caktoi Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti
Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Dorëheqja e tij vjen disa ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Ngjarje e cila ka tronditur vendin dhe besimin e qytetarëve te institucionet të dyshohet se nuk vepruan edhe pas denoncimeve të viktimës lidhur me rrezikun që i kanosej nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.

