Rruga në Malzi drejt degradimit total/ Banorët: Bashkia Kukës na ka lënë në harresë

Publikuar me datë:

Rruga që lidh fshatrat Shikaj, Dukagjin, Shtanë, Simon dhe Dobrush me qendrën e Njësisë Administrative Malzi vijon të jetë në gjendje tepër të amortizuar, duke u kthyer në një problem serioz për banorët e zonës.

Në këtë aks rrugor lëvizin çdo ditë nxënës, prindër dhe banorë të këtyre fshatrave për nevoja administrative, furnizime ushqimore dhe për të shoqëruar fëmijët që ndjekin mësimin në qendrën e Malziut.

Sipas banorëve, gjendja e rrugës po shkakton dëmtime të vazhdueshme të automjeteve, duke sjellë kosto të larta ekonomike për familjet që detyrohen ta përdorin çdo ditë.

Ata shprehen se përveç amortizimit të makinave, problemet janë reflektuar edhe në shëndetin e tyre, për shkak të tronditjeve të vazhdueshme dhe stresit që shkakton lëvizja në këtë rrugë.

“Rruga është në gjendje katastrofike. Bashkia Kukës e ka premtuar vazhdimisht ndërtimin e saj, por deri tani jemi vetëm të mashtruar”, shprehet një banor i zonës.

Banorët akuzojnë Bashkinë Kukës për mungesë investimesh dhe mosmbajtje të premtimeve, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e aksit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...