Drogë përmes ‘Drogden Tunnel’/ Koordinimi nga Shqipëria dhe tregtia në Europë, si ranë në rrjetë vëllezërit Liçaj

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, si dhe “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për vëllain e tij, Ermal Liçaj, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e heroinës në linjën Suedi–Danimarkë.

Sipas akuzave, të rinjtë përballen me veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

SPAK ka njoftuar operacionin e zhvilluar së fundmi, ndërsa burime nga hetimi bëjnë me dije për Syri Televizion se goditja e këtij grupi është realizuar pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre daneze, të cilat kanë shkëmbyer informacion në kohë reale mbi aktivitetin e të dyshuarve.

Në Shqipëri, disa persona kanë qenë nën përgjim dhe survejim, ku dyshohet se bëhej koordinimi i trafikut, ndërsa droga përgatitej në tregun danez për shpërndarje, e përzier me substanca si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim rritjen e fitimeve.

Hetimet kanë zbuluar se transporti i heroinës kryhej me automjete që kalonin përmes “Drogden Tunnel”, që lidh Suedinë me Danimarkën, ku më pas droga shpërndahej në tregun lokal danez. Deri tani janë dokumentuar rreth 7 episode të veprimtarisë kriminale, me sasi që në disa raste varionin nga 3 deri në 4 kilogramë.

Burimet bëjnë me dije se vëllezërit Liçaj nuk kanë precedent penal në Shqipëri, por në Danimarkë dyshohet se ata dhe bashkëpunëtorët e tyre figurojnë në dosje për aktivitete të ngjashme kriminale. Hetimi ka nisur në vitin 2023 dhe ka dokumentuar aktivitetin nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...