Rruga Mes–Myselim–Bardhaj, një tjetër problem për banorët e Postribës

Publikuar me datë:

Segmenti rrugor Mes–Myselim–Bardhaj, në njësinë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër, vijon të përballet me probleme të theksuara infrastrukturore. Gjendja e amortizuar e rrugës është kthyer prej kohësh në një shqetësim për banorët që e përdorin çdo ditë.

Sipas tyre, ndërhyrjet e kryera deri më tani kanë qenë kryesisht të pjesshme dhe emergjente, ndërsa një rikonstruksion i plotë i këtij aksi ende nuk është realizuar. Banorët thonë se kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin pranë institucioneve përgjegjëse, por situata mbetet e pandryshuar.

Problematika merr një rëndësi edhe më të madhe për shkak të potencialit turistik të zonës. Aksi shërben si lidhje drejt zonave përreth dhe Rezervuarit të Shtodrit, ndërsa mungesa e një infrastrukture të përshtatshme shihet si një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të kësaj treve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete dhe një zgjidhje afatgjatë për përmirësimin e rrugës, në mënyrë që ky segment të mos mbetet më një pengesë për komunitetin dhe vizitorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kraja dhe Shkodra ende të ndara nga betoni/ Të rinjtë kërkojnë hapjen e kufirit: Jemi shqiptarë, duam të lidhemi me Shkodrën!

Dy të rinj nga Kraja shkojnë te pika kufitare me Shkodrën për të kërkuar hapjen e vendkalimit të premtuar prej më shumë se tre vitesh, por që ende nuk është vënë në funksion. Në vend të doganës, aty qëndrojnë vetëm blloqe betoni. Ata kërkojnë heqjen e pengesave dhe hapjen e pikës kufitare, e cila do […]