“Rruga e Maleve”/ Hapet tenderi për projektimin e aksit Koplik–Theth

Publikuar me datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në tender projektimin e aksit rrugor Koplik–Razëm–Bogë–Theth, i njohur si “Rruga e Maleve”. Bëhet fjalë për një rrugë rreth 65 kilometra të gjatë, që lidh Koplikun me disa prej zonave turistike më të frekuentuara të veriut.

Projekti parashikon ndërhyrje të thelluara në të gjithë aksin, i cili në disa segmente paraqet probleme për qarkullimin për shkak të terrenit të vështirë malor, kthesave, pjerrësive dhe rrezikut të rrëshqitjeve apo rënies së gurëve.

Pjesa më e gjatë, ajo Razëm–Bogë–Theth, shtrihet në rreth 42.6 kilometra dhe në segmente të ndryshme ka një gjerësi asfaltimi prej vetëm 3.7 metrash.

Projekti nuk parashikon vetëm rikonstruksionin e rrugës, por edhe zgjidhje për zgjerimin e saj, sistemimin e ujërave, ndërtimin dhe ndërhyrjen në ura e tombino, përforcimin e skarpatave dhe mureve mbajtëse, si dhe vendosjen e sinjalistikës dhe barrierave të sigurisë.

Aksi është ndarë në tre segmente: Koplik–Dedaj–degëzimi për Razëm, me gjatësi rreth 11.4 kilometra; Dedaj–Razëm, rreth 11 kilometra; dhe Razëm–Bogë–Theth, rreth 42.6 kilometra.

Sipas kërkesave të projektit, rruga duhet të hartohet në përputhje me standardin F2 të rregullave teknike të projektimit të rrugëve.

Hartimi i projektit pritet të zgjasë 8 muaj. Synimi është përmirësimi i sigurisë, ulja e kohës së udhëtimit dhe krijimi i një aksi më funksional përgjatë gjithë vitit, duke lehtësuar aksesin drejt Razmës, Bogës dhe Thethit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related