Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, studentët nuk tërhiqen! Mblidhen sërish në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Publikuar me datë:

Studentët shqiptarë vijojnë për të 13-ën ditë radhazi protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e kryeministrit. Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me policinë, përdorimit të gazit lotsjellës dhe raportimeve për dhjetëra të plagosur, të rinjtë kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Protestuesit, të mbështetur nga qytetarë, pedagogë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore, kanë njoftuar se do të mblidhen sërish këtë të hënë, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, për të vijuar tubimet që nisën më 13 tetor.

Gjatë ditëve të protestave janë raportuar dhjetëra persona të lënduar, mes tyre studentë, pedagogë, gazetarë dhe deputetë. Përplasjet më të fundit u regjistruan gjatë protestës kombëtare të së shtunës dhe tubimit të së dielës, ku pati tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related