Nga Koman në Fushë Arrëz, ARRSH planifikon rehabilitimin e 55 kilometrave rrugë

Publikuar me datë:

Një prej korridoreve kryesore rrugore në veri po i afrohet fazës së projektimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për aksin Kryqëzimi Koman–Pukë–Fushë Arrëz, i cili përfshin një rrugë me gjatësi rreth 55 kilometra që lidh Komanin me Pukën dhe Fushë Arrëzin. Dokumentacioni përkatës tregon se kushte e rrugës variojnë ndjeshëm nga një pjesë në tjetrën. Segmenti Koman–Pukë, që shtrihet për afërsisht 34.5 kilometra, ka një gjerësi asfalti rreth 6 metra dhe, sipas Termave të Referencës, shtresat asfaltike aty janë në gjendje shumë të mirë. Në këtë seksion ndodhen mure mbajtëse, tombino dhe disa ura.

Situata paraqitet ndryshe nga Puka në drejtim të Fushë Arrëzit. Ky segment, i gjatë rreth 20.5 kilometra, evidentohet nga ARRSH si problematik, pasi pothuajse në tërë gjatësinë e tij shtresat asfaltike janë të dëmtuara dhe me çarje të dukshme. Pikërisht këtu pritet të përqendrohen ndërhyrjet kryesore të projektit të ri. Rëndësi të veçantë kanë edhe urat përgjatë rrugës. Në pjesën Koman–Pukë ndodhet Ura e Gomsiqes, e cila është rreth 120 metra e gjatë dhe ka vetëm 5 metra gjerësi asfaltimi. Përgjatë gjithë aksit ka një sërë urash me hark, ura të vogla box, mure mbajtëse dhe struktura drenazhimi, të cilat do të identifikohen dhe vlerësohen nga ana teknike.

Projekti parashikohet të shkojë përtej rehabilitimit të shtresave asfaltike. Sipas Termave të Referencës, do të vlerësohet dhe trajtohet problematika e rrëshqitjeve të dheut, erozionit, rënies së gurëve, skarpatave të paqëndrueshme si dhe do të synohet përmirësimi i drenazhimit, sinjalistikës, barrierave mbrojtëse e elementëve të tjerë të sigurisë rrugore. Kjo rrugë do të përgatitet sipas standardit F2 të rregullave teknike të projektimit të rrugëve. Në përfundim të procesit, projekti do të përcaktojë ndërhyrjet e posaçme për rehabilitimin dhe rritjen e sigurisë së këtij aksi jetik, i cili lidh Pukën dhe Fushë Arrëzin me Komanin dhe rrjetin rrugor të veriut./scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që udhëhoqi Listën Studentore në Serbi dhe rrëzoi Vuçiçin

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë...

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]