Ky sezon veror do ta gjej sërish rrugën e Bërdicës të pa rikonstruktuar. Asfalt i amortizuar, mungesë sinjalistike, dhe keqmenaxhim i mbeturinave është pamja që të ofrohet në këtë segment rrugorë
Megjithëse tashmë është kthyer në një segment dytësorë sërish rruga e Bërdicës ka fluks të lartë lëvizjesh të automjeteve, gjatë verës, të cilët iu drejtohen plazhit të Velipojës, thonë banorët
Megjithëse është premtuar se do të ndërhyet për rikonstruksionin e saj dhe kthimin në kushte normale për qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve të zones, deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Kjo rrugë me gjatesi rreth 3 km u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të fshatrave Darragjat, Bërdicë dhe Trush, të cilët lëvizin çdo ditë në këtë segment, që po degradohet dita ditës.
Rruga e Bërdicës e lënë në harresë
Publikuar me datë:

