Rrëshqitje masive dherash bllokon aksin Shosh–Kir, nis ndërhyrja për hapjen e rrugës

Publikuar me datë:

Një rrëshqitje masive dherash ka bllokuar segmentin rrugor Shosh–Kir, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe duke e bërë përkohësisht të pakalueshme këtë aks.

Menjëherë pas krijimit të situatës, firma kontraktuese ka ndërhyrë në terren me mjete dhe punonjës për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës. Punimet po vijojnë me intensitet, me synim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë zonë.

Procesi i ndërhyrjes po monitorohet edhe nga administratori i Njësisë Administrative Shosh, Miri Çezma, i cili është angazhuar për koordinimin e situatës në terren dhe lehtësimin e punës së ekipeve.

Autoritetet synojnë që aksi të zhbllokohet në kohën më të shpejtë të mundshme, duke rikthyer aksesin normal për banorët dhe automjetet që lëvizin në këtë segment malor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...