Rregulla të reja për AI nga BE, kompanitë duhet të etiketojnë përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale

Publikuar me datë:

Bashkimi Europian do të nisë nga 2 gushti zbatimin e rregullave të reja për transparencën e inteligjencës artificiale, duke detyruar kompanitë që të etiketojnë qartë çdo përmbajtje të krijuar ose të manipuluar me AI.

Masat janë pjesë e Aktit Europian për Inteligjencën Artificiale, i cili po hyn në fuqi në faza. Sipas rregullave të reja, chatbot-et duhet të identifikohen qartë si sisteme të inteligjencës artificiale, ndërsa imazhet, videot, tekstet dhe materialet audio të krijuara me AI duhet të mbajnë etiketa ose shenja digjitale, si watermark-e, që lejojnë identifikimin e tyre. Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime rrezikojnë gjoba të larta.

Komisioni Europian argumenton se zhvillimi i inteligjencës artificiale gjeneruese ka rritur ndjeshëm rrezikun e dezinformimit, pasi përmbajtje të rreme mund të prodhohen dhe të shpërndahen në shkallë shumë të gjerë. Një shqetësim i veçantë mbeten “deepfake”-et, materiale që duken autentike, por janë krijuar ose manipuluar nga inteligjenca artificiale.

Rregullat zbatohen për përmbajtjet e prodhuara për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi personal i AI-së nuk preket. Edhe tekstet informuese për çështje me interes publik do të duhet të etiketohen nëse janë krijuar nga AI pa mbikëqyrje editoriale njerëzore. Sistemet ekzistuese kanë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja, ndërsa përjashtohen veprat artistike, krijuese, satirike dhe ato të zhanrit fiksion.

Ndërkohë, platformat e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e këtyre praktikave. TikTok kërkon prej vitesh etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me AI, Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram, ndërsa Google ka nënshkruar kodin europian të transparencës dhe po bashkëpunon me kompani si OpenAI, Nvidia dhe Apple për zhvillimin e standardeve të përbashkëta të identifikimit të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...